Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar që do të realizojnë ushtrimin fushor “Iron Wolf” në kudër të planit të aktiviteteve.
Ky aktivitet do të mbahet më 25-27 tetor të këtij viti.
”Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 25-27 Tetor 2023, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushor “Iron Ëolf” në kudër të planit të aktiviteteve”.
”Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”.
”E gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nëse do të keni vonesa në komunikacion për shkak të lëvizjes së personelit dhe teknikës ushtarake në rrugët e Kosovës”, thuhet në deklaratë. /Gazeta Express