0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

OSBE: Kanë filluar hetimet për eksplodimin vdekjeprurës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka filluar hetimin e brendshëm lidhur me eksplodimin e makinës së pjesëtarëve të misionit vëzhgues në pjesën lindore të Ukrainës, me ç’rast është vrarë një pjesëtar i misionit.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, tha sot në Moskë, pas bisedës me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, se do të lansohen edhe hetime të tjera për të parë se kush është përgjegjës për eksplodimin e pardjeshëm.

Shtetasi amerikan, Joseph Stone, është vrarë, ndërsa dy vëzhgues të tjerë – një femër gjermane dhe një mashkull çek – janë plagosur, kur vetura e tyre ka hasur në një minë.

“Mina ishte lënë në rrugën, e cila shfrytëzohej edhe nga civilët, dhe ka mundur të ketë edhe viktima të tjera”, u tha gazetarëve zoti Zannier.

Lavrov tha se Moska e favorizon ashpërsimin e masave të sigurisë për Misionin special monitorues të OSBE-së në pjesën lindore të Ukrainës.

Misioni i OSBE-së është krijuar për ta monitoruar konfliktin ndërmjet forvcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në rajonet lindore Luhansk dhe Donjeck.

Nga ky konflikt, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,900 vetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img