2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Do të trajtoj zhvillimet e fundit në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Osmani përmes një postimi në platformën “X” shkruan se sot do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovës, pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj vendit tonë.

“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar presidentja.

Ndryshe, presidenca ka njoftuar se para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut, njofton Presidenca

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img