Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka plagosur me armë veten e tij.
Burimet brenda Emergjencës bëjnë me dije për Sinjalin se i dyshuari është dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë plagë në këmbë Pas intervenimit të ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të dyshuarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas e kanë arrestuar të dyshuarin.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për veprat “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.