13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Legjislatura më e dobët që nga paslufta

Legjislatura aktuale, e pesta me radhë pas përfundimit të luftës, po vlerësohet si më e dobëta gjatë këtyre viteve.

Karakteristikat e kësaj legjislature mbeten tymi e gazi, duke lënë nën hije ligje të miratuara e seanca produktive të mbajtura. Gjatë kësaj kohe Kuvendi i Kosovës nuk ia ka dalë as për së afërmi ta përmbushë agjendën legjislative, shkruan “Zëri”.

Kështu vlerësojnë të paktën monitorues të punës së Kuvendit, analistë politikë, madje edhe vetë deputetë. Sipas tyre, mungesa e kuorumit e gjuha e vrazhdë kanë qenë vazhdimisht prezentë qoftë në seanca plenare ashtu edhe në mbledhje të komisioneve.

Në llupën e vërejtjeve është vënë edhe vetë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili në kohën e fundit, sipas analistëve, më shumë ka treguar përkushtim për turneun e tij dëgjimor sesa për obligimet si kryesues i institutit legjislativ.

Artan Murati nga Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), Institut ky që monitoron Kuvendin, vlerëson se legjislatura e pestë ka pasur perfomancë të ulët që nga startimi i saj. “Që nga fillimi i punës së saj legjislatura e 5-të është përballur me shumë vështirësi dhe me efikasitet të ulët të punës”, ka thënë Murati. /Zëri/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img