Qeveria amerikane i ka bërë presion Izraelit që të shtyjë ofensivën tokësore në Gaza për të lejuar lirimin e më shumë pengjeve dhe ndihmave të Hamasit në Gaza, sipas dy burimeve të informuara mbi diskutimet.
Lirimi dy amerikanëve të premten nga Hamasi sinjalizoi lirimin e mundshëm të më shumë prej rreth 200 personave që besohet se janë rrëmbyer nga grupi militant pas sulmeve të tij vdekjeprurëse dy javë më parë, raporton CNN.
“[Administrata] i bëri presion udhëheqjes izraelite që të shtyjë ofensivën për shkak të përparimit në frontin e pengjeve dhe nevojës për të dërguar kamionë me ndihma në Gaza’, tha një person i njohur me diskutimet.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk u përgjigj menjëherë për koment.
Kur presidenti amerikan Joe Biden u pyet të shtunën nëse po e inkurajonte Izraelin të shtynte pushtimin, ai u përgjigj: “Po flas me izraelitët”.