6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Sulmi në Banjskë të hetohet plotësisht

I dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se së bashku me 4 diplomatët e tjerë perëndimorë kanë zhvilluar diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në platformën X, ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve ka theksuar se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit duhet të hetohet plotësisht.

“Udhëtuam për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ne theksuam se 24/9 duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img