-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia konfirmon vdekjen e 54-vjeçarit në Prishtinë

Sot rreth orës 14:00, një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.

Sipas saj, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img