3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

A do ta pranojë Kurti planin që emisarët ia lanë sot në tavolinë?

Kryeministri Albin Kurti sot paradite priti në takim emisarët Mirosllav Lajçak e Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë

Në takim ishin edhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, si dhe zëvendës këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Alessandro Cattaneo.

Kurti i falënderoi për vizitën e përbashkët.

Ai para tyre theksoi që “prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit”.

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, thuhet në njoftimin e Zyrë së tij.

Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars), njofton ZKM.

Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Ai tregoi se e ka pranuar një plan nga ata, ndonëse nuk njoftoi më shumë mbi të, qoftë edhe nëse do ta pranojë ose jo.

“Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img