2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Të akuzuarit për dhunimin e 11 vjeçares do t’i nënshtrohen ekzaminimit psikiatrik

Instituti i Forenzikës psikiatrike së shpejti do të bëjë ekzaminimin psikiatrik të 5 të akuzuarve për rastin e dhunimit të 11 vjecarës. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kthimit të rastit në rigjykim nga Apeli. Njohësit e drejtësisë thonë se ekzaminimet psikiatrike shpesh janë duke u keqpërdorur nga pala mbrojtëse, për të ulur dënimin e të akuzuarve

Pesë persona që po ballafaqohen me akuza të rënda në rastin e përdhunimit të një 11 vjeçareje, do t’i nënshtrohen ekzaminimit psikiatrik.

Për këtë, është vendosur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së avokatëve mbrojtës në seancën e mbajtur pas kthimit në rigjykim të këtij rasti nga Apeli,

Megjithatë, lënda për këtë rast, ende nuk ka mbërritur në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, institucion që vazhdon të përballet me numër të madh të kërkesave të tilla.

Sipas avokatit Anton Nrecaj, në shumë raste këto bëhen për të ulur dënimin e të akuzuarve.

“Nëse konstatohet se ka probleme mendore, atëherë ajo mund të merret si një rrethane e cila e ka bërë nën ndikimin e asaj që cka nuk e ka pasur në kontroll vetën, por që duhet të e them sepse pothuajse në të gjitha proceset penale personi, i cili ka kryer veprën penale coftë vrasje, dhunim apo vepra të tjera, gjithmonë pala mbrojtëse e shfrytëzon këtë mjet juridik, nën preteksin që të merret rrethane lehtësuses”, ka theksuar Anton Nrecaj – CLARD.

Gjatë muajit shkurt, katër nga pesë të akuzuarit në këtë rast, ishin dënuar me 40 vjet burgim gjithsej, ndërsa njëri ishte liruar nga akuza në mungesë të provave.

Ekrem Rexhepi ishte dënuar me 15 vjet burg, derisa tre të miturit, G.R me 9 vjet burg kurse G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili.

Aktgjykimi i shkallës së parë ishte përfshirë në shkelje të shumta, cka ka shtyrë shkallën e dytë që ta anulojë në tërsi vendimin e themelores dhe rastin ta kthej në rivendosje.

Sipas Gjykatës së Apelit të cilin e posedon Dukagjini, aktgjykimi i themelores ishte i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se është i paqartë.

“Aktgjykimi i ankimuar është i paqartë, gjykata nuk ka paraqitur qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte i ka konsideruar të vërtetuara apo jo, nuk ka vlerësuar saktësinë e provave kundërthënësem, në aktgjykim nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar me rastin e vendosjes në këtë cështje penale, si dhe ka kundërthënie për faktet vendimtare ndërmjet asaj që paraqitet në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar lidhur me përmbajtjen e shkresave dhe procesverbaleve për deklarimet e dhëna në procedurë penale, e vecanërisht me rastin e vërtetimit të ekzistimit të veprave penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit dhe të të miturve, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penale ndaj të akuzuarit dhe veprës së tij”, thuhet Aktvendimi i Gjykatës së Apelit në faqe 7.

Për dhunimin e 11 vjecares që u bë publik në gusht të vitit të kaluar, janë duke u akuzuar 13 persona në dy procese të ndara derisa veprat për të cilar akuzohen janë “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, “Trafikimi me njerëz”, “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” e “Dhunim”./RTV Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img