Superliga e futbollit u rikthye dje pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të Kombëtares së Kosovës.
Ballkani e nisi xhiron e 10-të me fitore bindëse ndaj Lirisë, duke e “blinduar” pozitën e parë në tabelë.
Gjilani do të ndeshet sot me Dukagjinin. Të dy ekipet nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe synojnë fitoren sonte për të dalë nga kriza e rezultateve.
Ndërsa, Feronikeli 74 do të përballet sot me Prishtinën.
Të dyja këto përballje nisin me fillim nga ora 13:00.