Një plagosje ka ndodhur më herët në fshatin Qirez të Skenderajt.
Burimet fillestare pohuan mbi rrethana të paqarta, teksa në vendin e ngjarjes arriti edhe Policia, e cila nisi hetimet.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin për Indeksonline, duke thënë se viktima plagosi veten aksidentalisht, me një armë gjuetie.
“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshes madhore, si pasojë e vetëplagosjes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj. Njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin!” deklaroi Zahiti./Indeksonline/