8.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënohet gazetari i KTV-së, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se është kërcënuar gazetari Agim Ademi nga një person në Shtime.

Gazetari i Grupit Koha, Agim Ademi e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka marrë një kërcënim nga një person, S.B në Shtime

Sipas Ademit, ngjarja ka ndodhur në Godanc derisa po përurohej fillimi i punimeve për ndërtimin e çerdhes publike, dhe se ky person i ka thënë se “nuk guxon më asnjëherë të shkruash asgjë për kryetarin dhe ekzekutivin në Shtime dhe për njerëzit që funksionojnë rreth tij”.

AGK-ja, e dënon këtë kërcënim ndaj gazetarit Ademi dhe e konsideron si të papranueshëm, dhe pengesë për kryerjen e punës së tij profesionale.

Kjo nuk është hera e parë që Ademi merr kërcënime të ngjashme. Ai e ka njoftuar Policinë në Shtime për kërcënimin, dhe i bëjmë thirrje organeve të rendit që ta ndjekin seriozisht rastin, kurse kryetarit të Shtimes që të distancohet publikisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img