-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Alfabeti i ka 27 shkronja”, shtyhet seanca ku Dimal Basha kishte paditur për shpifje qytetarin për shkrimin në Facebook

Me kërkesë të deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha është shtyrë seanca përgatitore në rastin ku ai ka paditur Gafurr Abdullahun se ka shpifur në median sociale “Facebook”.

Deputeti Basha ka kërkuar të shtyhet seanca pasi tek sot ka pranuar përgjigjen nga Abdullahu për padinë e ushtruar në shtator të 2020-ës.

Mbetem në të tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë, me një ndryshim të vogël në aspektin objektiv, njëherit në këtë seancë pranova përgjegjen në padi dhe për këtë arsye kërkoj që të më ipet një afat kohor në mënyrë që të deklarohem me pretendimet e të paditurit”, ka deklaruar deputeti Dimal Basha në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Dimal Basha kishte paditur Gafurr Abdullahun, me pretendimin se ka shpifur kur ka deklaruar se “Bashën e ka pasur shok klase”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Veç kësaj, deputeti e ka paditur Abdullahun se ka deklaruar se Basha “ka mëndu kohë të gjatë se alfabeti i ka 27 shkronja”.

Pretendimi i tretë i Bashës është se Abdullahu ka shpifur kur ka thënë se i ai ka njollosur mësimdhënësit./Betimi për Drejtësi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img