11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Abazi: Nuk kam votë për rrëzimin e Kurtit

Deputeti i pavarur, Haki Abazi në emisionin ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja për Kosovën e forocojnë kryeministrin Kurti në popullizëm, por që sipas tij këto sanksione e dobësojnë Kosovën si shtet.

“Nuk ka investitorë që do të investojë në një vend ku ka sanksione , (Kurti) nuk e ka hallin e disponimit të diasporës , atëherë i bie që jemi duke e bërë gabimin e radhës historik të vetizolimit të vetës edhe mbetjes prapa të proceseve të rëndësishme.”, tha Abazi.

Sipas Abazit, Kurti po tenton të bëjë “diktaturë elektronike”.

“Duke përdorur teknologjine informatike në funksion të politikës…shumica e kohës shpenzohet duke mundu me bërë indoktrinim nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.”, deklaroi Abazi në Click” të RTV21

Ai tha jo, kur u pyet se a ka votë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Aspolutisht jo , nëse matjet në publik janë që përkrahja te qytetarët ekziston për këtë qeveri , unë mendoj se ata njerëz që kanë ..sepse demokracia u pajtove e nuk pajtove duhet me u respektu, përndyrshe do isha edhe unë kampin e Kurtit ku nuk respektohet . Deri në momentin kur Kurti nuk dëshmon qytetarëve të kundërtën duhet të jetë në udhëheqje, ka marr mandate … ne do e luftojmë në metoda demokratike një diktaro të tillë (elektronik).”, deklaroi Haki Abazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img