4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

PDK e çon nesër në Kushtetuese një lëndë, s’tregon për çfarë bëhet fjalë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nesër do të dorëzojë një tjetër lëndë në Gjykatën Kushtetuese.

Dorëzimi do të bëhet në ora 11:00, ka njoftuar zyra për media e PDK-së.

Ky subjekt politik nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e lëndës që do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese.

PDK në njoftim për media sonte rreth takimit të strukturave të saj partiake ka bërë me dije se “në takim u diskutua edhe për mosdekretimin e Kryeprokurorit të shtetit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani – Sadriu, vendim të cilin po e shqyrtojnë eskpertët ligjor të PDK-së, të cilët me kohë do të propozojnë veprimet për trajtimin e kësaj çështje”. /Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img