Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës në kampin “Enver Zymeri”, policët qëndrojnë në kontejnerë kancerogjenë.
Musliu tha se Njësia Speciale Intervenuese me të drejtë e ka bojkotuar “Darkën e Lamës”, e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, lajm ky që tha se e kuptoi nga mediat.
“Kjo është fakt, prej mediave kam dëgjuar, është fakt i pamohueshëm. Presidentja e kryeministri që dalin në këtë mënyrë kaq të poshtër, le t’i falënderohen datës 24 shtator, policit të ndjerë Bunjaku, përndryshe ishin përballë në oborrin e Kuvendit me pajisjet e njësisë speciale. Ai kampi Enver Zymberi, Policia në atë kamp janë në kontejnerë kancerogjenë, këta bëjnë hajgare. Nuk janë në zor policia për një gullash që ia qet presidentja”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.