Presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se është takuar me historianin Sir Noel Malcolm.
Osmani tregojë më shum për kontributin e Malcolm përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës.
Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani./Indeksonline/