KFOR-i përmes një njoftimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur ardhjen e 200 ushtarëve britanikë si dhe 130 trupa shtesë nga Rumanis, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Në njoftim thuhet se ky dislokim vjen pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve me qëllim praninë e KFOR-it në veri dhe patrullimeve përgjatë vijës kufitare.
“Dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon për të përmirësuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe patrullimin përgjatë vijës kufitare administrative”, thuhet në njoftim.
“Vendimi bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s në Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut si një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”
“NATO ka udhëhequr një operacion paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e saj sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4,500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s”.