13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bojkotimi i seancës nga VV, Tahiri: Jeni ju ata që në fund do ta paguani faturën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, para deputetëve ka thënë se do të ishte më mirë sikur partia në pushtet të ishte e pranishme në seancë në mbështetje të Policisë së Kosovës.

Tahiri i PDK-së ka kritikuar partinë në pushtet për bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga partia ku ai bën pjesë.

“Ju dëshiroj mirëseardhje edhe deputetëve të VV-së, edhe pse u dashtë që nga fillimi, por jeni po ju ata që do ta paguani në fund faturën”, tha Tahiri.

Në mungesë të kuorumit për herë të dytë sot ka dështuar votimi i propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci bëri të ditur se në sallë ishin të pranishëm vetëm 28 deputetë.

Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje as sot nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, ku u shqyrtua kjo projektrezolutë.

Me t’u kthyer në sallë mazhoranca, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj kërkoi që në rend dite të futet sërish Rezoluta për mbështetjen financare të Policisë së Kosovës.

Nga 70 deputetë që morrën pjesë në votim, 38 nga ta abstenuan, 32 e përkrahen plotesimin e rendit te ditës, dhe kundër nuk kishte.

“Konstatoj se nuk kalon kjo pikë e propozuar nga PDK”, tha Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img