Në Obiliq brenda 24 orëve të shkuara janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku njëri i dyshuar gjindet në arrati, kurse tjetri ka përfunduar në pranga, shkruan GazetaDemos.
Rasti i parë raportohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje verbale ku djali dyshohet se sulmoi babain e tij, përderisa ai gjendet në arrati, kurse viktima ka pranuar trajtime mjeksore.
“Obiliq 28.10.2023 – 01:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa rasti tjetër i dhunës në familje në komunën e Obiliqit raportohet të jetë ai sulmit të prindërve nga djali i tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është derguar në mbajtje.
“Obiliq 18.10.2023-18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës./GazetaDemos/