9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

VV-ja: Në vitin 2023 nëpër ujësjellës po prodhohen 73% më shumë ujë sesa në vitin 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në emër të grupit parlamentar ka thënë se dje e kanë marrë raportin nga Autoriteti Rregullativ i Ujit në lidhje me ujin e prodhuar në Kosovë për vitin 2023.

Muja tha se gjatë vitit 2021 është vërejtur anomali sa i përket raportimit të ujit të prodhuar në disa ujësjellës të Kosovës.

“Për këtë arsye në vitin 2021 i kemi nxjerrë dy rekomandime, rekomandimi i parë ka qenë për autoritetin rregullativ të ujit, që të instalohen ujëmatësit e ri në të gjitha burimet e ujësjellësve të Kosovës dhe rekomandimi i dytë ka qenë për Zyrën Kombëtare të Auditimi që të bëhet auditimi i ujit të prodhuar, shpenzimeve dhe investimeve kapitale”.

“Për dy nga këto, ne kemi marrë tashmë konfirmimet. Në bazë të raportit të Autoritetit Rregullativ të Ujit del që këto dyshime tona fillestare janë vërtetuar dhe konkludimi i Autoritetit Rregullativ i Ujit është që uji në Ujësjellësin e Prizrenit është nënraportuar”, tha Muja, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Muja tha se në vitin 2023, sipas ARU-së po prodhohen 73 për qind më shumë ujë sesa në vitin 2022 para instalimit të ujëmatësve.

“Kurse te Ujësjellësi Rajonal i Pejës, “Hidrodrini”, në vitin 2023 pas instalimit të ujëmatësve po prodhohen 41 për qind më shumë ujë sesa në vitin 2022”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img