0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë karbohidratet e këqija që në fakt janë të mira për humbje peshe

Në kundërshtim me besimin shumicës, jo të gjitha karbohidratet janë ‘të këqija’, edhe nëse mendohet se janë. Në fakt, disa prej tyre mund të ndihmojnë në rritjen e përpjekjeve tuaja për humbje peshe.

Është e rëndësishme të theksohet se nuk po flasim për karbohidrate të rafinuara, si buka e bardhë, pasta, kifle, biskota dhe disa drithëra mëngjesi. Megjithatë, ka disa karbohidrate që mund të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për dietën tuaj – veçanërisht nëse jeni duke kërkuar të humbni peshë.

Eat This, Not That! ka folur me ekspertët e The Nutrition Twins, të cilët kanë listuar disa karbohidrate të këqija që në fakt janë të mira për humbje peshe:

Patatet

Në listën e karbohidrateve të këqija që mund të ndihmojnë për humbje peshe, janë patatet që mund t’ju habisin.

Një patate me madhësi mesatare ka vetëm 110 kalori, nuk ka yndyrë dhe është e kënaqshme, falë përmbajtjes së ujit dhe pesë gramë fibrave, nëse hahet me lëvore.

Kur lihet në formën e vet natyrale, mund të kënaqë dëshirat për karbohidrate, si një komponent i shëndetshëm i një vakti.

Misri

Bëjini vetes një nder dhe shtoni misër të kallirit në listën tuaj të blerjeve. Ky karbohidrat është një zgjedhje e shkëlqyeshme për humbje peshe, pasi ofron shumë fibra dhe kërkon që t’i përtypni.

Shenja vizuale e kallirit pa kokrra ju ndihmon të jeni të vetëdijshëm se sa shumë keni ngrënë, kështu që është më e vështirë ‘ta harroni’ atë që keni ngrënë. Për më shumë, misri i një kalliri është vetëm rreth 100 kalori, me tre gramë fibra, të cilat do t’ju ngopin.

Bananet

Mund t’i shihni bananet si një frut tjetër që është i mbushur me sheqer, por kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve tuaja për të humbur peshë, bananet e papjekura janë mënyra e duhur.

Janë një burim i mirë i fibrave ngopëse dhe janë të ulëta në kalori. Bananet e papjekura përmbajnë niseshte rezistente që është e patretshme dhe ndihmon në bllokimin e përthithjes së karbohidrateve, gjë që është padyshim e rëndësishme kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.

Niseshteja rezistente përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës që është një punë e madhe, sepse pandjeshmëria ndaj insulinës është e lidhur me shtimin në peshë.

Panxhari

Mos e shmangni këtë karbohidrat për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. The Nutrition Twins në fakt e quajnë panxharin “gurë të çmuar të vegjël të ëmbël që janë të mbushur me lëndë ushqyese”.

Përbërësit ushqimorë në panxhar e ndihmojnë organizmin në procesin e detoksikimit, ndihmojnë në përmirësimin e performancës së ushtrimeve dhe luftimin e sëmundjeve.

Karota

Mund të keni dëgjuar se karotat nuk do të ndihmojnë në përpjekjet tuaja për të humbur peshë, sepse janë të ngarkuara me sheqer. Kjo thuhet se nuk qëndron.

Karotat nuk kanë sheqer të shtuar dhe në fakt luftojnë inflamacionin që e shkakton sheqeri, i cili e bën të vështirë humbjen e peshës dhe çon në shtimin në peshë.

Për më tepër, para një vakti shtoni dy karota me madhësi mesatare dhe me vetëm 48 kalori, jo vetëm që do të merrni katër gramë fibra, por edhe lëndë ushqyese anti-inflamatore si beta-karoteni, i cili është thelbësor për sy të shëndetshëm dhe është përforcues imuniteti.

Buka

Jo, nuk e keni lexuar gabim – buka në fakt mund të jetë e mirë për humbje peshe! “Jo e gjithë buka është krijuar njësoj. Buka me grurë të plotë është aty ku është. Një fetë bukë gruri integral është vetëm 110 deri në 120 kalori dhe mund ta ndalojë ndjenjën e mungesës së karbohidrateve. Kjo është një çështje e madhe, pasi kur njerëzit ndihen të privuar nga karbohidratet, atëherë përfundojnë duke e tepruar ose duke konsumuar karbohidrate të rafinuara ose sheqer dhe me të vërtetë i bëjnë shumë dëm belit të tyre”, thonë nga The Nutrition Twins.

Drithërat integrale ofrojnë lëndë ushqyese dhe fibra që do t’ju ngopin. Përveç kësaj, hulumtimi zbulon se individët që konsumojnë drithëra kanë shumë më shumë gjasa të arrijnë dhe menaxhojnë një peshë të shëndetshme sesa ata që nuk konsumojnë drithëra të plota.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img