-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: E ashtuquajtura Zajednicë do të ishte goditje fatale për Kushtetutën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke thënë se kjo do të ishte një goditje fatale për Kushtetutën e vendit.

Në Konferencën e Paqes, Kurti është shprehur se nuk është e rastësishme që Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar se disa nene të Statutit të këtij asociacioni janë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe (e ashtuquajtura Zajednica serbe) do të kishte qenë goditje fatale për Kushtetutën tonë. Prandaj, nuk është rastësi që Gjykata jonë Kushtetuese konstatoi se 23 nene të Statutit të saj të propozuar janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë”, ka thënë ai.

Teksa ka folur për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Kurti ka thënë se “qeveria e tij po zbaton një spastrim etnik administrativ të komunave me shumicë shqiptare në Serbi, duke fshirë adresat e banimit të shqiptarëve vendas nga regjistrat komunalë”.

“Aleksandar Vuçiq, dishepull i Vojslav Sheshel dhe ministër i informacionit (që do të thotë propagandë) i Sllobodan Millosheviçit gjatë viteve të 1990-ta, kërkon të instalojë një entitet juridiko-politik etnokratik brenda Kosovës, në mënyrë që ta bëjë republikën tonë një shtet jofunksional. Ai nuk beson në idenë e qytetarisë liberal-demokratike. Kjo është arsyeja pse në të njëjtën kohë që ai dëshiron instalimin dhe kontrollin e një entiteti të tillë brenda Kosovës”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img