1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Serbët ndalojnë futjen e një flamuri kuq e zi në stadium, në të cilin ishte emri i qytetit të Tuzit

Mali i Zi është duke luajtur ndeshjen ndaj Serbisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Rajko Mitic” të Beogradit, shkruan Gazeta Express.

Para fillimit të ndeshjes, ndaj tifozëve malazezë pati kontroll të rreptë nga autoritet serbe. Madje, kishte edhe flamuj e pankarta që nuk u lanë të futeshin brenda stadiumit.

Një nga flamujt e ndaluar ishte ai me mbishkrimin “Tuzi”, që është qytet me emrin e njëjtë në Malin e Zi. Flamuri gjithashtu ishte me ngjyrat kuq e zi

Sipas mediumit serb “telegraf.rs”, futja e këtij flamuri brenda u ndalua për shkak se Tuzi është qytet i shqiptarëve dhe kjo mund të merrej pastaj si provokim nga serbët. Arsyeja tjetër ishte edhe për shkak të ngjyrave të flamurit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img