Avokati Tom Gashi, në TV Dukagjini ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk i beson Prokurorisë.
“Presidentja Osmani ka deklaruar se ka marrë kërcënime, çfarëdo lloj që ato kanë qenë edhe për shkak të mosdekretimit të kandidatit të KPK-së. Këto kërcënime ka deklaruar ajo se nuk i ka deponuar ende sepse është e thjeshtë se nuk i beson këtij institucioni, respektivisht kësaj Prokurorie”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, kjo situatë është tepër e rëndë dhe se nuk është normale që presidentja të merr kërcënime.
Gashi ka thënë tutje se këto kërcënime janë serioze.