4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Çështja e vizave, Edita Tahiri: Dikur ishte Qakori, tash Asociacioni si kusht

Ish-kryeegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas lajmeve për pezullim të përkohshëm të lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës në zonën shengen.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

E sipas Tahirit, fillimisht ishte Qakori e tash asociacioni si kusht për liberalizimin, e cila tha shkroi se Macron nuk tha as më shumë as më pak sesa një kusht për kryeministrin dhe presidenten e Kosovës.

Postimi:

Ishte qakori tash asociacioni si kusht per liberalizimin, demarkacioni u mberri bene kompromis ata qe e kundershtonin, tash radha te Kurti – Macron paska thene hapur kushtin Kryeministrit dhe presidentes si dhe ka thene se ata kane premtuar por se kane mbajte fjalen……populli nuk i dine keto gjera sepse nuk tregojne udhehqesat tane po duhet me kuptu prej evropianeve….

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img