7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: Franca ka paralajmëruar më herët për pezullimin e liberalizimit të vizave

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se janë pezulluar përkohësisht vizat nga Franca për Kosovën. Ai, në një konferencë për media gjatë vizitës së tij në Tiranë, tha se kjo vjen pasi Kosova nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë lidhur me zhvillimet në procesin e dialogut me Serbinë.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Franca ka paralajmëruar për një veprim të tillë.

“Franca ka paralajmëruar për një veprim të tillë”, ka thënë Haliti për Gazeta Blic.

Ndryshe, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar nga Tirana vendimin për pezullimin e vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim të mirë dhe të fortë. Presim të respektohet nga të dyja palët. Është përgjegjësia e Vuçiç që ta dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi. Dhe më pas etapat e ardhshme, nga ajo që presim është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat që u bënë në kushtet të papërshtatshme, pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve. Njohjes e Asociacionit të komunave serbe nga Kosova, plotësisht dhe totalisht. Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Osmani dhe Kurti. E them, ne u kemi besuar për vizat, çështja është pezulluar nga Franca, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” tha ai.

I ashpër me udhëheqësit e Kosovës u tregua si gjithmonë edhe kryeministri Edi Rama. Ai nuk i kurseu shfryrjet kundër Albin Kurtit, që sipas Ramës nuk ka predispozitën për të bërë paqen me Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img