15.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhet LDK-ja, kryetarët e komunave e mbështesin Mustafën për demarkacionin

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur javën e shkuar, këtë të shtunë është mbajtur mbledhja e rregullt e LDK-së.

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, me kryetarët e degëve të LDK-së, kanë diskutuar për punën e Qeverisë së Kosovës, si dhe për proceset themelore integruese të Kosovës, njofton kjo parti, transmeton Klan Kosova.

Njëzëri thuhet se aty u vlerësua se kryeministri Mustafa, Qeveria dhe kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së po punojnë me përkushtim në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se këtë e dëshmojnë rezultatet e shumta e tashmë të prekshme.

“Si rezultat i qeverisjes së mirë, Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e zhvillimit ekonomik, në luftimin e korrupsionit dhe të krimit dhe këtë e dëshmojnë raportet e të gjitha institucioneve më kredibile ndërkombëtare”.

“Kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë mbështetje të plotë kryeministrit dhe Qeverisë për të çuar përpara proceset qeverisëse dhe proceset integruese, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në komunikatë.

Kryetarët bëhet e ditur se u pajtuan që degët e LDK-së të punojnë me të gjitha strukturat që ky proces të finalizohet me sukses dhe që LDK-ja të japë kontribut themelor, me qëllim që qytetarët e Kosovës të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët dhe të mund të lëvizin lirshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img