Gjatë ditës së dytë të vizitës të Presidentit francez, Emmanuel Macron, në Tiranë janë nënshkruar disa marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Marrëveshjet e firmosura
-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës.
-Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjelltë midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit.
Marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë të Francës.
-Deklaratë qëllimi mes Ministrisë të Brendshme të Shiqipërisë dhe Francës në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike.