12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Britania siguron se Asociacioni s’është “Republika Srpska” e dytë: Të bëhet në pajtim me Kushtetutën

Emisari i Britanisë së Madhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Stuart Peach, ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rreth qëndrimit britanik për Asociacionin, Peach ka thënë se ai duhet të krijohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të marrë parasysh interesat e të gjitha palëve.

Ai ka përsëritur se Asociacioni nuk është krijim i një Republika Srpska të dytë.

“Ne mbështesim dialogun, por ne nuk do të ulemi dhe ta hartojmë dialogun. Nuk na përket ne të themi se çfarë forme duhet të marrë ai. Por, kjo është çështje e pazgjidhur prej kohësh dhe qëndrimi ynë parimor është se, asociacioni nuk është – dhe po e përsëris nuk është – krijimi i një Republika Srpska të dytë”.

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të marrë parasysh interesat e të gjitha palëve. Do të vazhdojmë ta mbështesim dialogun dhe procesin që çon drejt normalizimit, që është synimi madhor”, ka thënë Peach për “Zërin e Amerikës”,

Sa i përket rrugës përpara, Peach ka thënë se Britania e Madhe do të mbështes ata që do të jenë përgjegjës për hartimin e statutit të Asociacionit dhe punën që po bëhet aktualisht.

“Pjesa qenësore e vizionit tonë është të mbështesim ata që do të jenë përgjegjës të hartojnë statutin e asociacionit dhe punën që ata po bëjnë qysh tani. Vazhdojmë ta mbështesim këtë përpjekje përmes procesit të Berlinit, që është një nismë e veçantë, por të gjithë janë të pranishëm, e mbështesim përmes pranisë tonë në NATO dhe përmes marrëdhënieve tona të gjithanshme në tërë Ballkanin në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”.

“Mesazhi im për palët do të ishte që për shkak të të gjitha konflikteve që kanë shpërthyer në botë, tani është koha për dialog, tani është koha të mos shikojmë vazhdimisht në të kaluarën, por të shohim drejt së ardhmes. Ballkani meritojnë të ardhme më të ndritshme”, ka përfunduar emisarin britnaik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img