Një person në Prelluzhë të Vushtrrisë derisa kishte qenë duke mbledhur hekurina në një vend ku hidhen mbeturina kishte hasë në armë zjarri dhe mjete shpërthyese.
Në raportin 24 orësh thuhet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it. Mjetet shpërthyese janë tërhequr nga njësiti i FSK-së, kurse armët dhe municioni janë tërheqë nga njësitë policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet./Klankosova.tv