2.6 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Buy now

spot_img

Rast i rëndë: Gruaja nga Prishtina lind në banesën e saj, foshnja vdes pas disa orësh në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në një familje në Prishtinë, ku një nënë që ishte në pritje të ëmbël lindi papritmas në banesën e saj, ku për pasojë foshnja nuk mbijetoi dhe më pas vdiq. Gruaja është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë që Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 15 tetorit, ku gruaja u drejtua për në Gjinekologji bashkë me foshnjën e porsalindur.

Por pavarësisht intervenimit të mjekëve, fatkeqësisht, pas disa orësh, fëmija ka ndërruar jetë dhe është njoftuar menjëherë Policia.

Sipas të njëjtave burime, gruaja ka qenë në banesën e saj kur i kanë filluar dhimbjet, si një sinjal i fillimit të procesit të lindjes. Ndonëse akoma nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë ishte e njëjta, ajo lindi në banesë – situatë kjo që e alarmoi dhe menjëherë familjarët e dërguan në QKUK bashkë me foshnjën.

Në bazë të informacioneve që ka Sinjali, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, pra pa u bërë 12 orë nga lindja, foshnja ka ndërruar jetë.

Nga spitali është njoftuar Policia, ndërkohë që njësitet përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë për të marrë një deklaratë, por i njëjti akoma nuk ka kthyer përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img