21.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Valon Behrami flet për Kosovën,Zvicrën dhe vrasjen e xhaxhait në luftë [Video]

Lojtari i skuadrës Watford në Premierligë, Valon Behrami, ka folur për përvojën e tij të largimit nga Kosova më 1990 dhe për atë se si futbolli i ndihmoi atij të rehatohej në Zvicër.

Behrami dhe lojtarë tjerë profesionistë i kanë dhënë përkrahje iniciativës së Amnesty International, “Football Welcomes” (Futbolli mirëpret) që do t’i mbledh këtë fundjavë klubet për të shfaqur përkrahje për refugjatët.

Në një intervistë ekskluzive për “Amnesty International”, Behrami ka folur për atë se si futbolli ka luajtur rol qenësor për të ndërtuar jetën në Zvicër pasi ishte larguar nga tmerri i tensioneve etnike në Kosovë më 1990, dhe u ka bërë thirrje të tjerëve “të jenë të gatshëm të ndihmojnë” ata që ikin nga vendet e krizave dhe konflikteve nëpër botë sot.

Thirrja e tij vjen tani që komuniteti i futbollit është bashkuar këtë fundjavë (22-23 prill) për të festuar kontributin që refugjatët kanë dhënë në futbollin anglez që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo iniciativë e AI-së, e mbështetur nga një varg klubesh të Premier Ligës, Ligës Angleze të Futbollit dhe Super Ligës FA të Grave, shënon 80 vjetori e shkuarjes në Britani të Madhe të refugjatëve të parë që kanë luajtur futboll profesionist.

“Kam lindur në Mitrovicë. Kam qëndruar atje deri në moshën 4 vjeçare. Një ditë babai im e kuptoi se nuk kishte të ardhme atje dhe nisi të bëhej jeta e rrezikshme paksa dhe vendosëm të shkonim diku tjetër. Duhet të jesh i guximshëm të largosh familjen nga zona e komforit”, ka thënë Behrami në këtë intervistë.

“Pas disa vitesh, lufta nisi dhe u bë shumë keq. Ishte ndjenjë e keqe pasi ne ishim në një vend të mirë, të sigurt, kurse pjesa tjetër e familjes kishin mbetur prapa. Xhaxhai dhe kushëriri im u vranë”, rrëfen Behrami.

“Është ndjenjë e mirë t’i japësh mbrapsht diçka Zvicrës. Është vendi që më ka dhënë mundësinë për të qenë këtu. Dua të jap 100 përqindëshin për një vend që ka dhënë gjithçka për mua”, shton ai.

Klubet pjesëmarrëse janë: AFC Wimbledon, Bath City, Blackburn Rovers, Brentford, Cambridge United, Colchester United, Crystal Palace, Everton, Fulham, Huddersfield Town, Hull City, Leicester City, Newcastle United, Northampton Town, Norwich City, Notts County, Oxford United, Plymouth Argyle, Portsmouth, Preston North End, QPR, Sheffield United, Southampton, Stoke City, Sunderland, Watford, Wolverhampton Wanderers, Yorkshire St Pauli, City of Liverpool FC.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img