-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku për sulmin në Banjskë: Si hyri tërë ai armatim pa u vërejtur?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se “janë disa pyetje për të cilat duhet të kemi përgjigje” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Çitaku pyeti në Frontal në T7 se si u fut në Kosovë gjithë ai arsenal armësh.

“Si është e mundur që të hyjë tërë ai arsenal, tërë ai armatim, tërë ata njerëz të informuar, pa u vërejtur nga askush”, tha ajo.

“Meqë rreziku nuk ka kaluar ende, do të presim derisa të qetësohet situata”, tha Çitaku. “Posa të kalojë rreziku, dikush duhet të japë përgjigje”.

“Si është e mundur që është prodhuar ajo situatë?”, pyeti ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img