3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

“400 kilogramë kokainë nga Brazili”- Lëshohet urdhërarrest ndaj të akuzuarit Kadri Sheqiri

Kadri Sehqiri i akuzuar për rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, nuk e ka respektuar as sot urdhërin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai nuk është paraqitur në seancë. Pasi mungoi për herë të dytë ndaj Sheqirit është lëshuar urdhërarrest.  

Në seancën e kaluar ndaj Sheqirit gjykata kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, mirëpo për të njëjtën kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli paraprakisht bëri të ditur se Policia e Kosovës nuk ka arritur ta gjej të njëjtin.

Policia e Kosovës, përmes emailit na ka njoftuar se ka bërë përpjekje për sigurimin dhe shoqërimin e të pandehurit Kadri Sheqiri, kurse nuk ka arritur ta gjej të njëjtin në banesë sepse thotë “nuk e ka hap derën e banesës dhe as telefonin me të cilin e ka thirrur”, tha gjykatësi Konxheli.

Lidhur me mungesën e Sheqirit në seancën e sotme, mbrojtësi i tij avokati Xhafer Maliqi ka thënë se të vetmen informatë jozyrtare që e ka është biseda me motrën e Sheqirit e cila sipas tij, ka thënë se Sheqiri do të paraqitet te enjten në polici sepse gjendja shëndetësore e tij është shumë e rëndë.

“Të vetmen informatë e kom që e kom s’osht zyrtare, është biseda e fundit me motrën e tij me emrin Yllka unë se njoh personalisht, e cila më ka thënë “se Kadriu nuk ka ndërmarrë ndonjë akt të vetëvrasjes siç kanë supozuar motrat dhe vëllezërit e tjerë apo zhdukjes në drejtim të panjohur,  më ka thënë se ai do të paraqitet në polic të enjten sepse gjendja e tij shëndetësore është shumë e rënd ajo qysh siç m’ka përmend”, tha avokati Maliqi.

Ndërsa, prokurori special Gashi propozoi që ndaj të akuzuarit Sheqiri të lëshohet urdhërarrest pasi që sipas tij, i njëjti qëllimisht po i shmanget thirrjes së gjykatës.

“Prandaj konsiderojmë se janë plotësuar kushtet për lëshimin e urdhërarrestit nga ana e gjykatës ndaj të njëjtit dhe mendoj se është e vetmja masë që e cila e siguron pranin e tij në gjykim”, tha i njëjti.

Propozimin e tij, e ka kundërshtuar avokati Maliqi i cili theksoi se kemi të bëjmë me një person i një ka çrregullime mendore dhe sipas tij kjo tezë provohet nga dokumentacioni që janë ofruar nga vet akuza në shkresat e lëndës.

Sipas këtij dokumentacioni të cilin e kanë nënshkruar të tre mjekë të lëmisë përkatëse Dr. Arlinda Hajdini, Dr. Nysret Agani dhe Dr. Vjollca Ramiqi, ata kanë vënë diagnozën nga kodi “EF 412 dhe F 31”, e që sipas këtij kodi nënkupton se i mbrojturit im lëngon nga ankthi dhe çrregullimi depresiv dhe çrregullimi efektiv bipolar”, tha i njëjti.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Izet Sheqiri avokati Besnik Berisha, në lidhje me propozimin e prokurorit ka thënë se këndvështrimin njerëzor nuk ka kushte për urdhërarrest.

Berisha tutje ka thënë se dyshon në tentativën dhe në seriozitetin e aplikimit të urdhëresën për sjelljen me detyrim nga ana e Policisë ndaj të akuzuarit Kadri Sheqiri.

“Unë kam përshtypjen se prokuroria propozimin e parashtruar nuk e ka hakikat siç thotë populli për ta siguru prezencën e tij e të mos dështoj gjykimi ndaj tyre por, siç e kishte paralajmëruara këtë kolegun tonë dhe të akuzuarin Kadri Sheqiri, në një takim pas seancave këtu se i ka thirr “me reflektu” kam përshtypjen se ajo është duke ndodh këtu”, tha tutje Berisha.

Sipas tij, për të evituar një situatë ku askush nuk merr drejtësi në fund shërbehet një padrejtësi nëse ka prova që merren me kërcenim të pushtetit përkatësisht prokurorit të shtetit.

Sigurimi i prezencës së Kadri Sheqirit sipas avokatit Berisha, është e domosdoshme për shkak të mbarëvajtjes së gjykimit, por sipas tij, urdhërarresti mos të shërbej si kërcënim për shkak të pendimit për gënjeshtrat e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img