7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Sulmohet punëtori i “Prishtina Parking”, lirohet i dyshuari: Tejet e çuditshme dhe shqetësuese

Një zyrtar i ndërmarrjes “Prishtina Parking” është sulmuar para disa ditësh nga një qytetar, në rrugën “Johan V Hahn” në kryeqytet, derisa ishte në kryerje të detyrës. Rasti është raportuar në Polici, por sipas ndërmarrjes i dyshuari është lënë i lirë.

Kështu ka bërë të ditur “Prishtina Parking” përmes një postimi në Facebook, ku kanë dhënë detaje për rastin që ka ndodhur më 13 tetor, derisa punëtori i ndërmarrjes ishte duke kryer kontrolle për parking.

Sipas njoftimit, pamjet e sulmit janë deponuar në Polici me rastin e denoncimit, por që nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Nëpërmjet kësaj komunikate, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me sulmin nga një qytetar ndaj punonjësve tejet të zellshëm të N.P.L. “Prishtina Parking”.


Sulmi ka ndodhur më datën 13 Tetor 2023, në rrugën “Johan V Hahn” në Prishtinë. Për këtë sulm janë njoftuar Policia e Kosovës, si dhe u janë ofruar pamjet të cilat në mënyrë tejet të qartë paraqesin sjelljen tejet korrekte dhe profesionale të zyrtarëve tanë ndaj qytetarit në fjalë, e po ashtu paraqesin sulmin brutal dhe të paprovokuar nga qytetari ndaj zyrtarit të N.P.L. “Prishtina Parking”.

Megjithatë është tejet e çuditshme dhe shqetësuese se përkundër pamjeve dhe raportimit të rastit nga zyrtarët e sulmuar, institucionet ligjzbatuese kanë lënë të lirë sulmuesin.

Zyrtari ynë ka qenë në orarin e punës duke realizuar kontrolle në zonën e cila si hapësirë është e dizajnuar si parking vetëm për banorët rezidentë. Jemi të indinjuar nga ky sulm, e po ashtu nga reagimi i institucioneve përgjegjëse, sidomos për faktin se zyrtari ynë ka qenë duke e kryer detyrën, që e lehtëson qasjen në parking për banorët e lagjes në fjalë, që karakterizohet si pjesë me ngarkesë.

Nga N.P.L. “Prishtina Parking” i bëjmë apel institucioneve ligjzbatuese për mos tolerim të sulmeve të tilla dhe që sulmuesi të marrë dënimin e merituar nga organet e rendit. Cenimi i tillë i integritetit profesional e personal ndaj zyrtarëve që kanë përkushtim të thellë për të siguruar shërbime cilësore ndaj qytetarëve, është i papranueshëm. Sulme të tilla cenojnë edhe funksionimin normal të ndërmarrjes!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img