Deputeti i VV-së Armend Muja, ka thënë se të enjten do të mbahen dy seanca. Ai pas mbledhjes së Kryesisë tha se problem mbetet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, si shkak i mos pjesëmarrjes në votim të opozitës.
“Të enjten do të jenë dy seanca, një seancë me kërkesë të opozitës dhe e dyta do të mbahet sipas rendit të ditës dhe do të jeni disa marrëveshje ndërkombëtare. Ju e dini që kemi pasur vështirësi që këto marrëveshje të votohen. Ne na u tha zyrtarisht nga PDK që këto marrëveshje nuk i votojnë për shkak të sanksionimit të BE-së. Është për keqardhja qëndrimi i tyre. Opozita nuk ka shenja që ka hequr dorë. Këto e vështirësojnë punën e Kuvendit”, tha ai. /EO/