-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri turk i Mbrojtjes nesër vjen në Kosovë, pritet nga ministri Maqedonci dhe komandanti Bashkim Jashari

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, nesër do të vijë në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media.

Aty thuhet se Guler do të pritet në takim nga ministri Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari.

Në orën 10:45 do të mbahet një konferencë për media.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nesër (e martë), më 17 tetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yasar Guler (Yaşar Güler). Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete. (mediat marrin vetëm pamje). Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. (mediat marrin vetëm pamje). Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img