2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Personat e verbër kritikojnë qeverinë për fjalë boshe e mos realizim të kërkesave

Në kuadër të fillimit të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, është organizuar marshi përmes të cilit iu bë thirrje institucioneve që të krijojnë kushte më të mira infrastrukturore, duke filluar me ndërtimin e pllakave taktile dhe sinjalizimin në stacione të autobusëve.

Marshi u organizua nga organizata “You Can Do”, ku edhe janë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë për mosrealizmin e kërkesave ndaj personave të verbër.

Kryetari i organizatës “You Can Do”, Jusuf Fazliu tha se është bërë “boll” me fjalë boshe. Ai i bëri thirrje qeverisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, që të ndërmarrin hapa në përmirësimin e kushteve për personat e verbër.

“Problem kryesore janë çështja e infrastrukturës, mungesa e pllakave taktile, mungesa e sinjalizimit në stacionet e autobusëve, ku do të kishte qenë një lehtësi edhe një nevojë e madhe që personat e verbër të lëvizin vetë. Gjithashtu, edhe sinjalizimi i trafikut urban dhe atij ndër urban që ne mos të kemi nevojë të marrim shoqërues dhe mos të paguajë taksi dhe kosto shumë ta larta sepse është e pa përballueshme…03:09 Është një zhgënjim që fytyrat publike të cilat gënjejnë…Do t’ia bëjmë thirrje qeverisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunë së Prishtinës se ka ardhë dita dhe boll më, çdo vit me fjalë boshe dhe mos të realizojnë asgjë në të mirë”, tha Fazliu.

Fazliu tregoi se në kuadër këtë kësaj jave do të organizojnë aktivitete të ndryshme, duke filluar me shfaqjen e videove vetëdijesuese. Ai shtoi se do t’u mësojnë alfabetin brail, disa mësimdhënësve në Komunë e Podujevës.

Anëtari i organizatës “You Can do”, Betim Bregovina tha se qeverisë në më pak se dy vite i duhen votat dhe për t’i marrë ato ‘duhet të kryejnë punën e tyre në krijimin e mundësive më të mira për personat e kësaj kategorie.

“Ka disa pika shumë të vogla ku ka filluar të vendosen pllakat taktile, por ato pika nuk na bëjnë neve si komunitet që të kemi mundësi të lëvizim të pavarur edhe të kryejmë aktivitete të dinjitetshme pa e pasur mbështetjen edhe të një personi tjetër…Jemi dalur para qeverisë që me ia bërë të ditur qeverisë që edhe dy tri vite vijnë zgjedhjet, edhe dy vite, më pak se dy vite, sigurisht duhen edhe votat tona, e nëse i duhen votat tona neve na duhet puna e tyre”, tha Bregovina.

Kurse, menaxherja e projekteve në kuadër të organizatës “You Can Do”, Saranda Krasniqi tha se me këtë marsh e kanë nisur Javën Ndërkombëtarë të Njeriut me Shkop të Bardhë, ku do të vazhdojnë me aktivitete të tjera, ndër to edhe mësimi i alfabetit brail për personat e verbër.

 

“Aktiviteti i parë që organizata ‘You Can Do’, ka vendosur të bëjë është marshi. Kemi filluar ecjen prej katedrales e deri tek qeveria. Më pas e kemi një drekë që do të diskutojmë rreth problemeve që i kanë pasur njerëzit gjatë ecjes, dhe të shohim se me çfarë kërkese t’iu drejtohemi institucioneve përkatëse dhe çfarë duhet të ndryshohet. Gjatë kësaj jave kemi aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me mësimin e alfabetit brail për personat e verbër, do të mbajmë edhe një ekspozitë tjetër që organizata ‘You Can Do’, e ka krijuar me po të njëjtit persona”, potencoi Krasniqi.

Nga sot deri më 22 tetor, shënohet “Java e njeriut me shkop të bardhë”. 15 tetori nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, nga viti 1964 i është dedikuar të verbërve, njerëzve me shkop të bardhë dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë që në mesin e tyre janë edhe njerëzit e verbër, po aq të rëndësishëm sa gjithsecili prej nesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img