-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Durmishi reagon pas videos së Hotit për rrugën Pejë-Rugovë, thotë se prokuroria ka filluar që të marrë veprime

Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pas një video të postuar të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti për gjendjen e rrugës Pejë-Rugovë.

Ai ka thënë se është e vërtetë ajo që shihet në video dhe se kanë nënshkruar një kontratë për sanimin e saj me qëllim që të rregullojnë rrugën e dëmtuar.

“Kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët se nuk po punohet si duhet dhe ne kemi formuar një komision profesional që ta konstatoj gjendjen. Të gjeturat e këtij komisioni janë se jo vetëm cilësia e punimeve që është jashtë çdo standardi por se janë bërë pagesa edhe për pozicione që nuk janë punuar fare”, ka shkruar ndër të tjera Durmishi.

Postimi i Durmishit:

Avdullah Hoti e paska postuar një video të gjendjes në rrugën Pejë – Rugovë.

E vërtetë është ajo që shihet në atë video.

Ne kemi nënshkruar një kontratë për sanimin e asaj rruge me qëllimin që ta rregullojmë rrugën shumë të dëmtuar.

Kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët se nuk po punohet si duhet dhe ne kemi formuar një komision profesional që ta konstatoj gjendjen. Të gjeturat e këtij komisioni janë se jo vetëm cilësia e punimeve që është jashtë çdo standardi por se janë bërë pagesa edhe për pozicione që nuk janë punuar fare.

Menjëherë sapo e kemi pranu këtë raport të komisionit ne kemi fillu procedurë disciplinore ndaj menagjerit të kësaj kontrate dhe lënden e kemi dërguar në prokurori sepse jemi të bindur që në këtë rast ka elemente të veprës penale.

Kemi informata që prokuroria ka filluar menjëherë që të marrë veprime dhe ne po presim rezultatet e hetimit të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img