Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje për projekte zhvillimore, në vlerë prej 79 milionë euro.
Sipas tij, 50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale.
” 61 milionë euro me KfW Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF. 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit. 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.