0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i LDK-së: Koalicioni me PDK-në i gabuar

Zërat për prishje të koalicionit qeverisës, LDK-PDK, dhe për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme, sa po vijnë  aq edhe po shtohen. Lidhur me këtë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se s’ka qenë asnjëherë pro këtij koalicioni.

Në një prononcim për Indeksonline, deputeti i LDK-së, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend nuk ofrojnë zgjidhje për problemet që po ndodhin.

“Unë kam qenë përherë kundër koalicionit me PDK-në. Ky koalicion nuk është dashur të behet fare. Por ,tashmë kur i jemi afruar fundit të mandatit, nuk ka asnjë arsye që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk ofrojnë zgjidhje për problemet”, ka thënë Salihaj për Indeksonline.

Tutje, Salihaj thotë se çështja e demarkacionit mund të kalojë, nëse Qeveria e Kosovës dhe Malit të Zi e rishikojnë marrëveshjen brenda një  viti.

“Demarkacioni mund te kalojë në Kuvend, nëse Qeveria e Kosovës dhe e Malit të Zi merren vesh se do ta rishikojnë këtë marrëveshje brenda një periudhe prej një viti”, ka shtuar Salihaj.

Po ashtu ai ka theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë kanë qenë vazhdimisht mjet për arritjen e qëllimeve të PDK-së,  e asnjëherë nuk ju kanë shërbyer interesave të Kosovës.  Por, sipas tij, nëse gjithsesi vendoset të shkohet në zgjedhje, atëherë duhet të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img