1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Rrahje mes nxënësve të shkollës ekonomike në Podujevë, i mituri e hedh thikën në lum

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Nxënësit shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përleshje fizike janë përfshirë dje edhe disa nxënës të shkollës së mesme ekonomike ‘Isa Boletini’ në Podujevë.

Sinjali mëson se dy nxënës të kësaj shkolle dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një bashkëmoshatar të tyre, gjë që ka bërë që ky i fundit të kërkojë ndihmën e Policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion palët e përfshira, të cilët janë intervistuar nga organet e hetuesisë.

Njëri nga të miturit ka pranuar se ka mbajtur me vete një mjet të mprehtë, mirëpo të njëjtin e ka hedhur në lum për mos t’ia gjetur Policia.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit do të hetohen në liri për veprat penale ‘Sulm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img