Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët.
Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur në shkollën “Emin Duraku” në Gjakovë, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar thikën e nxënësit.
Po ashtu është kontaktuar edhe prindi i të miturit, ndërsa nxënësi është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.