Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave Krenar Xhaferi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar punët që po bëhen në hyrje të Prishtinës nga Gollaku.
Ai ka thënë se profili i rrugës do të ndryshojë tërësisht pasi do të ketë gjelbërim, shteg për biçikleta dhe trotuare në të dyja anët e rrugës.
Ky është postimi i tij:
???? Nga terreni
Bashkë me ekipin e DIKMK-së dhe disa asamblistë të Kuvendit Komunal, vizituam punimet që po bëhen tek hyrja e Prishtinës, nga Gollaku i bukur.
Tërësisht do të ndryshojë profili i rrugës: do të ketë gjelbërim????, shteg të biciklistëve ???? dhe trotuare në të dy anët e rrugës.
Do t’i japim një pamje krejt të re hyrjes së Prishtinës nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës!
????Lum projektesh
#PerparimRama
#PrishtinaPraktike.