Është duke u rritur numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore pasi ata dyshohet se u helmuan në një lokal të ushqimeve të shpejta në Malishevë.
Ekipi i emergjencës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë konfirmuan se numri i qytetarëve të dyshuar për helmim ka arritur në 110.
“Po vazhdon të rritet numri, deri tani 110 qytetarë janë paraqitur. Kanë barkëqitje, të vjellura, dhe temperaturë”, konfirmuan ata.
Rreth 40 qytetarë të shtrirë në spitale pas dyshimit se u helmuan nga ushqimi, AUV mbyll lokalin në Malishevë – policia arreston pronarin
“Sonte rreth orës 17:30 AUV Zyra Regjionale Prizren është njoftuar nga policia dhe organet komunale se disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me shenja klinike të helmimit me ushqim. Koordinatori bashkë me Inspektorët Sanitarë të AUV-së menjëherë janë përgjigjur dhe kanë dalur në raste bashkë me policinë. Nga pacientët e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim”, tha ai.