Sipas kryetarit Përparim Rama, më nuk do të ketë qarkullim të transportit publik, në ‘Xhorxh Bush’.
Sipas tij, qytetarët kanë pritore të tjera afër që mund ta presin autobusin.
Kanë alternativa të tjera për autobusë që është në anën tjetër menjëherë, madje po ofrojmë siguri më të madhe për fëmijët në atë pjesë që janë në shkollë. Nuk do të ketë në atë pjesë autobusë, por autobusi është shumë afër as 50 metra nuk i ka dhe janë të gjitha funksionet për secilin”.
Këtë vit për dallim prej viteve të kaluara festivali i dimrit ‘Verë n’Dimër’, do të hapet më herët dhe do të zgjasë më shumë.
Kryeshefi i ‘Sport&Marketing’, Bardh Krasniqi thotë që këtë po e bëjnë për qytetar dhe jo për biznese.
“Këto do të qëndrojnë këtu për shkak të logjistikës dhe mos dëmtimit që po bëhet gjatë bartjes së tyre. Pasi që sheshi është i bllokuar për kalimin e automjeteve, për këtë arsye nuk i kemi lëkundur, pasi do ta organizojmë edhe festivalin…”.
Nuk është e hapur vetëm për biznese, por çdo shesh në botë për atraksion dhe ngjarje artistike organizohet në sheshe dhe mbahen festivale të hapura. Gjithsesi këtu kyçen biznese dytësore por edhe ato që janë më të mëdha për të ofruar shërbime për qytetarët”.