0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Rreth 40 qytetarë të shtrirë në spitale pas dyshimit se u helmuan nga ushqimi, AUV mbyll lokalin në Malishevë – policia arreston pronarin

Rreth 40 qytetarë janë duke u trajtuar në spitale pasi ata dyshohet se u helmuan nga ushqimi që konsumuan në një lokal të ushqimeve të shpejta në Malishevë, ditën e premte.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi konfirmoi për Telegrafin se kanë nisur inspektimet lidhur me rastin, ndërsa lokali është mbyllur përkohësisht.

“Sonte rreth orës 17:30 AUV Zyra Regjionale Prizren është njoftuar nga policia dhe organet komunale se disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me shenja klinike të helmimit me ushqim. Koordinatori bashkë me Inspektorët Sanitarë të AUV-së menjëherë janë përgjigjur dhe kanë dalur në raste bashkë me policinë. Nga pacientët e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim”, tha ai.

Thaçi deklaroi se inspektorët bashkë me policinë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta “Apetit Doner”.

“Fillimisht është ndaluar puna dhe shërbimi i lokalit. Pastaj ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës. Gjendja e përgjithshme jo e mirë. Janë evidentuar të gjitha produktet prezentë në lokal. Aty kryesisht janë gatuar ushqime të shpejta: Hamburger, doner, tost, piza etj. Është marrë origjina e produkteve prezentë, është gjurmuar procesi i gatimit deri te produktet finale për konsum. Nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare dhe nuk është kryer dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi…”, theksoi Thaçi.

Tutje ai ka bërë të ditur se janë marrë 3 mostra të produkteve ushqimore mishrat e gatuara, majoneza dhe sosa.

“Të gjitha mostrat janë marrë sipas procedurës standarde për dërgim në laborator. Lokali është mbyllur përkohësisht deri në nxjerrje të rezultateve të analizave laboratorike. Do vazhdohet me marrjen e strishove nga hapësirat dhe mjetet e punës. Janë vizituar përsëri pacientet për të parë gjendjen shëndetësore. Të gjithë pacientët deri me tani rreth 40 janë duke marrë trajtim mjekësorë në QKMF Malishevë. Disa janë dërguar në Spitalin regjional në Prizren. Jemi duke monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacientëve”, u shpreh ai.

Mes tjerash, ai tha se të gjitha autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet.

“Jemi ende në teren për të mbajtur situatën nën kontroll”, pohoi Thaçi.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe Policia e Kosovës, ku bën të ditur se ka arrestuar pronarin e lokalit, ku dyshohet se janë helmuar qytetarët.

“Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Ndryshe, edhe para disa ditësh rreth dhjetë qytetarë dyshohet se ishin helmuar nga ushqimi që kishin konsumuar në një lokal në Mitrovicë, AUV ka mbyllur përkohësisht edhe lokalin në Mitrovicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img