0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Policia nis hetimet për rastin e 4-vjeçarit që vdiq pasi ra në lumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin e 4-vjeçarit nga fshati Raskovë e Obiliqit, që u gjet dje i vdekur në lumin Llap.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM MBI VDEKJEN- Fsh.Raskovë-Obiliq,13.10.2023-18:15. Është pranuar informata lidhur me dyshimet për rënien në lumë të një fëmije rreth katër vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë marrë të gjitha veprimet e mundshme për të gjetur fëmijën. Janë informuar institucionet përkatëse, si njësitë brenda policisë për kërkim shpëtim, FSK dhe në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ndihma e shpejtë. Rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img